Pages

Advertisment

Ads

Përplasen katër vetura, dy të lënduar

Sot rreth orës 12, në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përplasur 4 vetura mes veti, me ç’rast dy persona janë lënduar.
Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Brahim Sadriu, bënë të ditur se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Te Fakulteti Teknik ka ndodhur një aksident mes katër veturave. Dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore. Ata janë dërguar për tretman mjekësor. Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes, dhe është duke u marrë me rastin”, ka deklaruar Sadriu për Indeksonline./Indeksonlin

Ads