Pages

Advertisment

Ads

Shembet rruga në lagjen ekskluzive të kryeqytetit


Rruga e re, ende e painauguruar, po ashtu në lagjen e re – Arbëria (ish-Dragodan) në kryeqytet, ku është vendosur edhe një pjesë e administratës komunale, ka “demonstruar” cilësinë menjëherë pas një shiu më serioz, që na gëzoi në këto ditë vjeshte. Ajo është shembur. Ekspertët edhe më heret kishin paralajmëruar rrezikun për terrenin e rrëshqitshëm të kësaj pjese të Arbërisë, duke tërhequr vërejtjen të mos bëheshin ndërtime të ngutshme, pa e studiuar më mirë fizibilitetin e saj, raporton koha. Fatbardhësisht është shembur vetëm rruga dhe nuk njoftime për ndonjë lëvizje muresh të shumëkatësheve, që tashmë e kanë mbuluar këtë shpat përballë stacionit hekurudhor. -

Gjinekologu përdhunon 19-vjeçaren shqiptare




Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 19-vjeçare shqiptare është përdhunuar nga një mjek gjinekolog. Mediat italiane bëjnë të ditur se vajza e ka depozituar denoncimin në polici ndaj gjinekologut Carlo Gambaro, 62-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Novara të Italisë, ku vajza kishte shkuar për vizitë në spital dhe mjeku që e kishte vizituar kishte abuzuar me të, shkruan, "Shekulli".
Ajo thotë se, pas bërjes së ekografisë, mjeku kishte filluar t’i bënte pyetje personale. Ai e kishte pyetur se çfarë tip marrëdhëniesh seksuale preferonte dhe më pas e kishte përdhunuar vajzën shqiptare.
Vajza për ditë me rradhë ka qenë e tronditur nga ngjarja dhe pasi është konsultuar me disa shoqe të sajat ka vendosur të bëjë denoncimin. Policia lokale pasi ka hetuar ka zbuluar se ky nuk ishte rasti i parë që mjeku përdhunonte pacientet. Mësohet se gjinekologu ka përdhunuar edhe dy vajza të moshës 29 dhe 19 vjeçe, edhe këto me nënshtetësi të huaj.
Gjatë hetimeve, është zbuluar se në lidhje me këto veprime të këtij mjeku kishte fjalë prej vitesh, duke nisur që nga vitet ’90, por nuk kishte pasur asnjë denoncim.
“Nga hetimet kemi mësuar se shumë prej grave që janë vizituar tek ky mjek, janë ankuar për këto lloj sulmesh, por pa e denoncuar asnjëherë atë. Zakonisht ai sulmonte vajza e reja dhe të këndshme dhe mundësisht të huaja. Sigurisht që ka edhe vajza të tjera që janë sulmuar seksualisht dhe ne presim që të vijnë e të denoncojnë”, ka deklaruar Silvia Passoni drejtuesja e hetimeve në Kuesturën e Novarës

Të enjten -1 gradë në Prishtinë


I ftohti po afron. Që nga e dita e enjte e kësaj jave, temperaturat në Prishtinë do të zbresin dukshëm, deri në -1 gradë celsius. Sipas meterologëve, temperaturat do të fillojnë të bien qysh nesër, por e enjeta shënon minimalen. Gjatë kësaj jave, sipas të dhënave meterologjike, përveç të ftohtit do të ketë edhe reshje shiu,transmeton indeks -

CIA parashikoi luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë

Në fillim të viteve ’90-ta amerikanët kishin pritur një konflikt të armatosur në Kosovë, për të cilin kishin vlerësuar se ishte i pashmangshëm. CIA kishte parashikuar se do të ishte e pamundur të mënjanohej lufta në mes Shqipërisë dhe Serbisë, në të cilën ushtria shqiptare do të dilte humbëse, kurse Serbia në një periudhë të caktuar do të pushtonte territore malore brenda kufirit të Shqipërisë.
Në dokumentin e shpalosur së fundi të CIA-së, të emërtuar “Forcat e armatosura Shqiptare: Të papërgatitura për konflikt me Serbinë”, i cili është hartuar në janar të vitit 1993, analizohen konfliktet e pritura të ushtrisë serbe me kryengritësit shqiptarë në Kosovë dhe aftësia e Shqipërisë për t’u kyçur në luftë. Forcat e Serbisë, sipas vlerësimeve në raport, atëherë ishin të respektuara.
“Në rast të kryengritjes së shqiptarëve Beogradi do të mund të reagonte brenda disa orëve”, thuhet në raportin e CIA-s.
Krahas 25 mijë pjesëtarëve të MUP-it, ushtria jugosllave ka së paku edhe 10 mijë ushtarë të pajisur me rreth 200 tanke, 160 automjete të luftarake dhe 160 lanuses artilerik. Krahas kësaj Beogradi ka edhe 26 mijë ushtarë vetëm 50 kilometra larg Kosovës dhe rreth 75 mijë serbë të moshës ndërmjet 15 i 59 vjeç në Kosovë dhe qindra njësite të organizuara paraushtarake, transmeton raportin e CIA-s, gazeta serbe “Novosti.
Të përballur me gjasat e vogla për fitore në një konflikt me Serbinë, liderët shqiptarë sigurisht se do të orientohen kah vendet e tjera për të kërkuar ndihmë, duke përfshirë këtu vendet myslimane.
Edhe pse thuhet se Irani kishte ofruar dërgimin e “vullnetarëve”, Tirana më parë do të kërkojë ndihmë nga Turqia, thuhet në analizën e CIA-s.
Ankara tashmë po stërvit oficerët shqiptarë. Amerikanët gjithashtu ishin frikësuar se përzierja eventuale e Turqisë në luftë do të shtonte tensionet e këtij shteti me Greqinë.
Përkundër dominimit ushtarak të Serbisë, analistët e CIA-s vlerësojnë se konflikti në Kosovë do të ishte i shkurtër. Rreth 25 mijë shqiptarë të aftë për ushtri, thonë se kanë armë të fshehura dhe pa asnjë hezitim do të bënin luftë guerile.
Në një situatë të tillë, analistët e CIA-së kanë parashikuar se ushtria serbe do të sulmonte bazat ushtarake në brendi të Shqipërisë dhe do ta fuste Tiranën në luftë.
-Ushtria shqiptare nuk do të mund të krahasohej me forcat ushtarake serbe relativisht mirë të pajisura me armatim modern (në atë kohë) në rast se konflikti në Kosovë do të përfshinte edhe Shqipërinë fqinje, shkruan në raportin e CIA-s.
-Besojmë se autoritetet shtetërore në Tiranë do të provonin ta mënjanojnë konfliktin e drejtpërdrejtë, por ai sipas të gjitha gjasave do të ishte i pashmangshëm. Tirana sigurisht se do të ndihmonte shqiptarët e Kosovës me furnizim me armatime dhe ushqime, por edhe do të shërbente si korridor për vullnetarët, armatimin, paratë dhe furnizime të tjera nga vende të ndryshme.
Amerikanët në atë kohë nuk kishin llogaritur shumë në suksesin e ushtrisë shqiptare. E përshkruajnë si të vjetruar, të pastërvitur, pa rezerva të karburanteve, ushqimeve, barnave dhe veshmbathjes. Kurse shumica e tankeve që dispononte kjo ushtri ishin version kinez i tankeve ruse të viteve ‘50, T-54, kurse nëndetëset kanë mundur të zhyten vetëm deri në 10 metra thellësi.
Beogradi nuk ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë, por sigurisht se do ta shfrytëzonte forcën ushtarake që të shkëpus përkrahjen e Tiranës për kryengritësit në Kosovë, shkruan në skenarin e CIA-s.
-Ushtria serbe do të ndiqte guerilasit kosovarë në Shqipëri, madje edhe do të pushtonte kalimet malore në anën shqiptare të kufirit. Do të vinte deri te konflikti i dy ushtrive, kurse superioriteti i ushtrisë serbe shpejt do të vinte në shprehje dhe sipas të gjitha gjasave do të lansonin sulme ajrore ndaj bazave të guerilëve në Shqipëri.

"N'Disko Shqiptarve " Kenga e re e MC Kreshes

Vdes ne moshen 77 vjecare aktori Tuncel Kurtiz, i njohur Si Daje Ramizit


Klan Lajme: Vdes ne moshen 77 vjecare aktori veteran Tuncel Kurtiz, i njohur per rolin brilant te Daje Ramizit ne serialin super te ndjekur EZEL i transmetuar ne Televizionin Klan . Kurtiz, eshte nje nga aktoret me te suksesshem turq i cili ka interpretuar ne me shume se 70 filma dhe madje edhe ne role ne produksione nderkombetare. Ai ka fituar dhjetera cmime si aktor, skenarist dhe regjisor.

16 vjeç dhe nënë e tre fëmijëve

Emri i saj është Carmen Speria, është një vajzë si gjithë të tjerat, por ajo që e diferencon është fakti se aktualisht në moshën 16 vjeçare është nënë e tre fëmijëve.
Jeton në një provincë të Avellino të Italisë dhe do të jetë protagoniste e versionit italian, bazuar në formatin amerikan të MTV, “16 vjeç dhe shtatzënë”.
Carmen u bë nënë me dy binjakë në vitin 2012, kur ishte vetëm 15 vjeç, ndërsa në vitin 2013, u bë nënë për herë të tretë me një vajzë.
Babai i fëmijëve është gjithashtu i mitur, një djalë 15 vjeçar, i cili ashtu si Carmen ndiqnin shkollën, deri në momentin që lindën fëmijët.
Vajza e re pasi u bë nënë u detyrua të braktisë shkollën, duke u kujdesur me kohë të plotë për binjakët e saj dhe më tej edhe për fëmijën e tretë.
Por pavarësisht kësaj Carmen jeton ende me prindërit e saj, nëna një 36 vjeçare shtëpiake dhe babanë, një 38 vjeçar që punon në fabrikë

Ronaldo: Lironi nga akuzat djalin shqiptar


Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka reaguar si rallë herë ndonjë futbollist. Ai ka treguar personalitetin e jashtëzakonshëm, duke kërkuar lirimin nga akuzat për djalin shqiptar që hyri në fushë gjatë një miqësore për ta përqafuar atë.

Ronald GjokaRonald Gjoka ishte djaloshi për të cilin kemi raportuar muaj më parë se kishte hyrë në fushë gjatë miqësores së Real Madridit ndaj Chelseat në Miami.
Qëllimi i Ronaldit ishte të përqafonte lojtarin e tij të preferuar, nga ku më pas policia e arrestoi dhe po e akuzon për hyrje ilegale në një ngjarje sportive dhe për sjellje të pahijshme.
Sipas avokatit të Gjokajt, këto akuza mund të shkaktojnë problem për Ronaldin sa i përket imigracionit dhe mund edhe të përjashtohet nga shkolla nëse shpallet fajtor.
Kështu, Cristiano Ronaldo kaloi të gjitha kufinjt që jemi mësuar t’i shohim për futbollistët për njerëzit që hyjnë për t’i përshëndetur. Portugezi dërgoi një letër në zyrën e prokurorit të Miamit në mënyrë që të parandalojë pasojat që do të mund t’i bartë Ronldi nga hyrja ilegale në fushë.
“Unë e kuptoj pozicionin tuaj dhe rëndësinë e respektimit të rendit dhe ligjit. Sidoqoftë, unë kërkoj me shumë respekt që ju dhe zyrja juaj të rishqyrtoni vendimin për të ngritur aktakuzë dhe që t’i anuloni po këto akuza të ngritura me të cilat ballafaqohet ky djalosh i ri”, i ka shkruar Ronaldo zyres së prokurorit të Miamit, gjithnjë sipas Local 10.
Ronald Gjoka duket ta ketë impresionuar Ronaldon gjatë përqafimit, pasi është vështirë për t’u paramenduar se sa sportistë të tjerë do të bënin një gjë të tillë për të mbrojtur një dikë në rast të akuzave.
Tani, gjithë ajo që duhet të shpresojë Gjoka, është që prokurori i Miamit të mos jetë tifoz i Barcelonës.

Samsung prezenton Telefoni me ekran elastik qe thyhet (VIDEO)

Gjatë tetorit të këtij viti, Samsung ka planifikuar të debutojë me një telefon të mençur i cili do të jetë i veçantë për shkak të ekranit të lakueshëm, thuhet në njoftimin e kompanisë, të lëshuar sot gjatë ditës.
Drejtori i Samsung për biznesin mobil, D.J. Lee e ka dhënë këtë informacion në ngjarjen e kompanisë së Seul, në të cilën kompania e ka prezantuar modelin e ri të fabletit - Galaxy Note 3.
Megjithatë, Samsung nuk e ka dhënë asnjë detaj tjetër lidhur me këtë model të ri të telefonit, pa përjashtuar këtu edhe emrin e pajisjes, për të cilën vetëm ka thënë se do të përmbajë ekranin e lakueshëm në teknologjinë OLED, mirëpo kjo nuk do të thotë se pajisja do të jetë krejtësisht fleksibile.
Së fundmi, Samsung ka prezantuar orën e mençur Galaxy Gear, me ekran të rrafshët prej 1.63-inç në AMOLED, edhe pse besohej se edhe kjo pajisje mobile do të mund të ishte me ekran të lakueshëm

Cozman e prezanton Tunën në familje


Cozman e ka çuar një hap më tej lidhjen e tij me këngëtaren Tuna, duke e njoftuar atë me familjen e tij.

Dyshja janë në lidhje për tashmë disa muaj, ndërsa së fundi kanë qëndruar së bashku në Londër, ku duket se kanë vizituar familjen e Cozman.
“I love you all. I have so much fun today. Family (Ju dua të gjithëve. Sot kam pasur shumë argëtim. Familja)”, ka shkruar Cozman sipër një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ai duket me Tunën dhe familjarë të tij. 

Presidentja Jahjaga kapet në pozitë të palakmueshme


Figurat publike ndiqen çdokund nëpër botë nga fotografë e paparacë. Dhe ata shpesh bëjnë gafe të shumta. Jo rrallë herë nën objektivin e fotoapartëve janë edhe figurat politike. Kësaj rradhe, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u kap në një pozitë shumë të palakmueshme. Edhe pse shpesh e kritikuar pozitivisht për veshjen e saj, dizejnatorja e modës që përkujdesjet për veshjen e të Parës së Shtetit, kësaj rradhe ja ka huq keq, duke rekomanduar pantollona transparente të cilat japin një pamje aspak të hijshme. Sytë e vizitorëve në një objekt fetar në Kosovë nuk kanë mundur ti ndahen presidentes Jahjaga. Mbase protokoli, këshilltarët apo dizejnatori, dikush e meriton një qortim serioz për këtë gafë - f

Do të ndalohet thirrja e ezanit në Shkup

Valentina Bozhinovska, kryetare e komisionit për bashkësi Fetaret në Maqedoni, konfirmoi se organizata joqeveritare “Iloja” u ka dorëzuar iniciativë me të cilën kërkohet të zgjidhet problemi i lutjeve ( Ezanit ) që bëhen me zë të lartë nëpërmjet altoparlantëve të xhamivë. Ajo theksoi se problemi është shumë serioz dhe se Komisioni do të bëjë çmos që të zgjidhet dhe t’ju ndihmojë qytetarëve, raporton Shqipmedia. “E vërtetë, e morëm iniciativën e tyre. Sipas meje, është e nevojshme që në ligj të kthehet neni i vjetër, i cili është hequr në vitin 2008, ndërsa ajo është që zëri i Ezanit të jetë në domenin e zërit të njeriut. Ne së shpejti do të formojmë grup pune për ta zgjidhur këtë problem dhe ta kthejë ligjin e vjetër. Ne jemi vazhdimisht në kontakt me Bashkësinë Islame, nga e cila do të kërkojmë dritë jeshile dhe mbështetje në këtë drejtim”, u shpreh Bozhinovska. Sipas saj askush nuk ka të drejtë ti maltretojë qytetarët, bile as xhamitë./FISHMEDIA/ - 

Ads