
Jeton në një provincë të Avellino të Italisë dhe do të jetë protagoniste e versionit italian, bazuar në formatin amerikan të MTV, “16 vjeç dhe shtatzënë”.
Carmen u bë nënë me dy binjakë në vitin 2012, kur ishte vetëm 15 vjeç, ndërsa në vitin 2013, u bë nënë për herë të tretë me një vajzë.
Babai i fëmijëve është gjithashtu i mitur, një djalë 15 vjeçar, i cili ashtu si Carmen ndiqnin shkollën, deri në momentin që lindën fëmijët.
Vajza e re pasi u bë nënë u detyrua të braktisë shkollën, duke u kujdesur me kohë të plotë për binjakët e saj dhe më tej edhe për fëmijën e tretë.
Por pavarësisht kësaj Carmen jeton ende me prindërit e saj, nëna një 36 vjeçare shtëpiake dhe babanë, një 38 vjeçar që punon në fabrikë