Pages

Advertisment

Ads

Shembet rruga në lagjen ekskluzive të kryeqytetit


Rruga e re, ende e painauguruar, po ashtu në lagjen e re – Arbëria (ish-Dragodan) në kryeqytet, ku është vendosur edhe një pjesë e administratës komunale, ka “demonstruar” cilësinë menjëherë pas një shiu më serioz, që na gëzoi në këto ditë vjeshte. Ajo është shembur. Ekspertët edhe më heret kishin paralajmëruar rrezikun për terrenin e rrëshqitshëm të kësaj pjese të Arbërisë, duke tërhequr vërejtjen të mos bëheshin ndërtime të ngutshme, pa e studiuar më mirë fizibilitetin e saj, raporton koha. Fatbardhësisht është shembur vetëm rruga dhe nuk njoftime për ndonjë lëvizje muresh të shumëkatësheve, që tashmë e kanë mbuluar këtë shpat përballë stacionit hekurudhor. -

Ads