Ibrahimovic ia plotëson dëshirën e fundit djaloshit që po vdes - See more at: http://fishmedia.info/sport/ibrahimovic-ia-ploteson-deshiren-e-fundit-djaloshit-qe-po-vdes/#sthash.aQs6qv5Q.dpuf
Sulmuesi me prejardhje boshnjake, Zlatan Ibrahimovic, ka pranuar që t’ia plotësojë dëshirën e fundit djaloshit boshnjak, Hajrudin Kamenjas, i cili është i sëmurë me leukemi, dhe doktorët i kanë dhënë vetëm edhe një muaj jetë. Kamenjasi, ditë më parë kishte thënë se dëshira e tij e fundit në këtë botë është që ta takojë sulmuesin e PSG-së, Zlatan Ibrahimovic. Nëna e tij Amela Kamenjas u ka thënë gazetave suedeze së dëshiron që tani djali i saj të vdes në shtëpi, mirëpo jo para se t’ia plotësojë ëndrrën për ta takuar Ibrahimovicin. Ajo ka rrëfyer se djali i saj e thërret atë “Ibrakadabra”, dhe në internet gjithmonë shikon për lajmet e fundit për të, transmeton Zëri. Ngjarja e Hajrudinit ka zënë vend nëpër gazetat më prestigjioze, në Bosnje, Kroaci, Francë, Itali dhe Suedi ndërsa dëshira e tij e fundit më në fund ka arritur edhe te Ibra përmes organizatës humanitare, “Light of Tomorrow”. Ibra shënoi dy gola me PSG-në, në Ligën e Kampionëve ndërsa zbulohet se menjëherë pas ndeshjes ai ka fluturuar për në Sarajevë, për ta vizituar Hajrudinin. -