Lionel Messi është duke e ndërtuar një rezidencë spektakolare, e projektuar nga vet ai së bashku me një arkitekt dhe tashmë ajo quhet ‘shtëpia e futbollit. Siç informon portali ciudad.com.ar, ylli argjentinas e do një shtëpi shumë më luksoze dhe ekskluzive, në krahasim me shtëpinë e tij. Ai dëshiron që djalit të tij Thiago dhe të dashurës Antonella Roccuzzo, t’ua plotësojë çdo nevojë, me rezidencën që do ta ndërtojë në lagjen luksoze Pedralbes. Messi dëshiron që të vendoset përfundimisht me familjen e tij në Spanjë dhe për këtë shtëpi është konsultuar me arkitektin spanjoll Luis de Garrido, për një shtëpi të përshtatshme. Luis de Garrido është arkitekti i njëjtë që e kishte projektuar shtëpinë e supermodeles Naomi Campbell.
“Kemi përgatitur projekte për personalitetet tjera, ndërsa tash e njohëm dëshirën e Lionel dhe pas disa ideve të shtruara në tavolinë, vendosëm për një shtëpi ideale për të”, ka thënë arkitekti spanjoll në një intervistë për televizionin argjentinas. “Unë mendoj se jam zgjedhur sepse arkitektura ime është shumë simbolike. Entuziazmi qëndron sepse shtëpia është identifikuar me personalitetin e tij”, vazhdoi Garrido. Nëse shikohet nga larg, shtëpia e re e Messit duket si një stadium futbolli me një sipërfaqë drejtkëndëshe, një qendër historike dykatëshe me rrethore, që i ngjan një topi në mes të fushës. Vërtetë një rezidencë përrallore për yllin argjentinas./